Lajme

Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën 6-vjeçarit, ja si është gjendja e tij tani

Edhe pse i kemi kritikuar shpesh me të drejtë për marrje lekësh, për mos kurim të saktë e për 100 gjëra të tjera, kjo nuk do të thotë që në QSUNT nuk ka mjektë të mirëfilltë që e bëjnë më së miri detyren e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish. Mjekët te Neurokirurgjia në QSUNT i kanë shpëtuar jetën një 6-vjeçari i cili kishte një tu mor të rre zikshëm në kokë.

Pas dy ndërhyrjesh delikate, Arsiljano është tashmë drejt rikuperimit të plotë dhe gati që të kthehet pranë familjes.Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook edhe dy foto të vogëlushit që përqafon mjekët që i shpëtuan jetën.

“Falemindeirt ekipit të neurokirurgjisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë Prof.Asc. Artur Xhumari, dr. Armand Shehu, dr. Myfit Saraçi, dr. Mirel Grada, dr. Jetmira Kerxhaliu dhe infermierët e sallës operatore të neurokirurgjisë,” shkruan ndër të tjera Manastirliu në postimin e saj.Ndërkohë në Kongresin e PS që u mbajt dje në Pallatin e Kongreseve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë për mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Sipas ministres do të rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve në të gjitha nivelet në vendin tonë. Kujtojmë se vitët e fundit janë larguar drejt Gjermanisë një numër shumë i lart mjekësh dhe infermierësh nga vendi jonë, pikërisht për shkak të pagave të ulta.

MË TË LEXUARAT

To Top