Një biznesmen shqiptar, me origjinë nga Durrësi, humbi jetën në një ak sident në Itali. Viktima quhet Lorenc Beqari dhe ishte 45 vjeç.
Sipas medieve italiane, ai humbi jetën të shtunën teksa po shkonte për të takuar të fejuarën e tij. Makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ekziston dyshimi se shkak për aksi dentit mund të jetë bërë një së mundje e papritur e tij.
Biznesmeni ishte i fiksuar me makinën e tij Alfa Romeo, me të cilën humbi jetën. Sipërmarrësi nga Durrësi ishte i fejuar me një personazh të njohur të TV në Itali. Bëhet fjalë për Sandra Tampieri.
Ajo ka postuar një mesazh prekës pas vd ekjes së biznesmenit.
“Sot për mua është një ditë në të cilën do të doja të vd isja, sepse i dashuri im humbi jetën në një aksi dent me makinë teksa po vinte në Forli. Ai kishte një orë që nuk po më përgjigjej në telefon, gjë që e bënte gjithmonë. Hipa në makinë dhe shkova në Ravegnana. Pol icia kishte bl lokuar rrugën dhe unë kisha një ndjenjë të tmerr shme. Lorencino im kishte vde kur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që doja mbi veten time. Ishte një dashuri e fortë, edhe ai më donte dhe donte të jetonte pjesën tjetër të jetës me mua. Kur dëgjova lajmin, më dërguan në spital dhe sot në mëngjes shkova te prindërit e tij sepse për mua mbeten familja ime e vërtetë. Edhe djali im po qan sepse ai e donte dhe mendonte se ishte njeriu i duhur për mua. Nuk e di nëse do ia dal miq, qëndroni pranë meje, do të doja të vdi sja edhe unë”.