Lajme

Tentuan të ärratiseshin nga lufta në Ukrainë, u ndodh e keqja e madhe 2200 vetave

Agjencia e rojes kufitare të Ukrainës ka thënë se rreth 2,200 burra ukrainas janë arr estuar deri më tani teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi në kundërshtim me ligjin u shtarak.

AdvertisementsSipas tyre, disa kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe të tjerë janë përpjekur të korruptojnë rojet kufitare për të dalë nga vendi.

Agjencia e rojes kufitare tha se disa janë gjetur të vde kur derisa përpiqeshin të kalonin malet Karpate në mot të pafavorshëm, pa specifikuar numrin.

Sipas ligjit ushtarak, burrave ukrainas midis 18 dhe 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në mënyrë që të thirren për të lu ftuar.

Lu fta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt, pasi trupat ruse nisën ofensivën në këtë shtet.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur pushtimin e Ukrainës një “mision special ushtarak” ndërsa sulmit i parapriu njohja si të pavarura e dy rajoneve separatiste në Ukrainë.

MË TË LEXUARAT

To Top