“Populli më i guximshëm i vendit më të mirë në botë”. Kështu i ka quajtur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ukrainasit përmes një mesazhi që ka përcjellë të dielën vonë.
“Ne po i afrohemi fundit të një jave tjetër“, tha Zelensky në fjalimin e tij, të cilin e ka mbajtur rregullisht gjatë su lmit të Rusisë ndaj vendit. “ Lu fta jonë për liri, për shtetin. Një javë tjetër që Ukraina mbeti gjallë, me gjithë përpjekjet e Rusisë për të na shkatërruar. Ne po lu ftojmë. Ne po mbrohemi. Ne po zmbrapsim s ulmet”.
Zelensky tha se vendi i tij po bën gjithçka që mundet për të fituar l uftën dhe aku zoi udhëheqjen ruse se po përpiqet për të hequr fajin.
“Kur f rika rritet, gjithçka kthehet në katastrofë“, vazhdoi ai. “Kur njerëzit nuk kanë guxim të njohin gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje, të përshtaten me realitetin dhe të shohin se po kthehen në përbindësha”.
Presidenti ukrainas tha se Rusia ka humbur kontaktin me realitetin, duke vepruar si agresore, por duke fajësuar Ukrainën për veprimet e kryera nga trupat ruse, duke përfshirë vrasjet në Bucha, sulmin me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk dhe “çdo qytet të shkatërruar dhe fshat të dj egur. ”