Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koco Kokëdhima, ka qenë që në fillim kur PS fitoi zgjedhjet në vitin 2013 pro përdorimit të k anabisit për qëllime mjekësore.
I ftuar në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Kokëdhima ka theksuar se legalizimi i k anabisit mjekësor është shumë i domosdoshëm. Sipas tij bima e k anabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo një bimë e bekuar nga Zoti.Kokëdhima, i cili e ka propozuar një gjë të tillë vite më parë, u shpreh se nga pikëpamja shkencore Shqipëria nuk ofron ndonjë kontribut.
Ndërsa thekson se nuk ka vend të civilizuar në botë që nuk e ka në përdorim k anabisin medicinal.“Është një debat shumë kompleks. Po të bëjmë diskutimin nga pikëpamja mjekësore mendoj se Shqipëria mund të jetë kontributori i fundit në rajon dhe botë në trashëgimin e mjekësore botërore në pikëpamje shkencore”, tha ai.Kokëdhima theksoi se k anabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.
“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. K anabisi meriton pak vëmendje, është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima.Kujtojmë se Koco Kokëdhima është babai i këngëtares së njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, e cila herë pas herë aktive me qëndrimet e saj kundër qeverisë aktuale dhe një mbrojtëse e madhe e të drejtave të kafshëve.