Prej ditësh ka bërë xhiron e mediave dhe ka ngjallur shumë reagime dënimi i Bojken Lakos me 3 vite bu rg për shkak se kishte hapur 4 dritare pa leje në një godinë që do kthejë në studio muzikore.
Dë nimi është konvertuar nga Gjykata e Tiranës në shërbim prove dhe me një gjobë prej 500 mije lekësh të vjetra për këngëtarin dhe artistin Bojken Lako.Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur sot në zyrën e tij, muzikantin Boiken Lako, i cili u dënua pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.Ai ka treguar se atë që ka ndodhur nuk mund ta kthejnë pas, por mund të bëjnë që shërbimi i Lakos ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut. Sipas Manjës, ata kanë rënë dakord për një projekt mjaft interesant, që dp të vihet në skenë.
“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë.E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkruan ministri Manja shoqëruar me disa foto me këngëtarin Lako.