Lajme

Serbia po merr udhëzime nga Putin për Kosovën? Dalin të dhënat: Në 2019 serbët kanë marrë shumë armatime

Natën mes 8 dhe 9 prillit, avionët transportues të forcave ajrore kineze fluturuan mbi Serbi.Ndonjë njoftim nga Beogradi zyrtar nuk ka ende, por publiku mori informacione shtesë nga Pekini, më 11 prill.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha në një konferencë për media se Kina “ka dërguar së voni furnizime të rregullta ushtarake” në Serbi.

Ai tha se dërgesa ka qëllim “zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kinës dhe Serbisë”. Lijan nuk dha shumë detaje, por theksoi se projekti nuk synon asnjë palë të tretë.

“Është një projekt në kuadër të planit tonë vjetor të bashkëpunimit. Shpresojmë që mediat përkatëse të mos e interpretojnë shumë. Ky projekt nuk synon asnjë palë të tretë dhe nuk ka lidhje me situatën aktuale”, tha ai.

Agjencia e lajmeve AP, në një tekst ku operacioni i transportit u cilësua si sekret, tha se avionët që vazhduan të ulen në Beograd gjatë fundjavës, dërguan atje pjesë të sistemit raketor kundërajror të Kinës, FK-3.

Dorëzimi i armëve kineze, për të cilat Serbia ra dakord me Kinën në vitin 2019, ndodh në mes të luf tës në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Brukseli dhe Uashingtoni kanë shprehur shqetësimin për blerjen e ar mëve në Serbi nga Rusia dhe Kina, sepse Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pritet ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian.

MË TË LEXUARAT

To Top