Vladimir Putin paralajmëroi sot a rmiqtë e tij në Perëndim se do të përballen me ‘pasoja’ nëse ‘përkeqësojnë situatën’ e luf tës, duke ndihmuar Ukrainën. Në një deklaratë për publikun rus, por dhe ndërkombëtar, Putini k ërcënoi të krijonte ‘valë emigrantësh’ në Evropë.
Duke folur para dhjetëra raketave në objektin e lëshimit hapësinor Vostochny në Lindjen e Largët të Rusisë, ai këmbënguli se pushtimi i tij i lëkundur i Ukrainës do të mbizotëronte, ndërsa paralajmëroi për urinë botërore si rezultat i sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
Presidenti rus pohoi se ekonomia dhe sistemi financiar i Rusisë i rezistuan go ditjes nga ato që ai i quajti sanksionet perëndimore ‘blitz’ dhe këmbënguli se masa do të ‘kthehet mbrapsht’ për ata që i vendosën. duke rritur çmimet për gjërat thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore dhe në rritjen e flukseve të migracionit në Perëndim. Putin pohoi gjithashtu se Ukraina kishte devijuar nga marrëveshjet e bëra në konferencën e paqs në Stamboll dhe se bisedimet janë në një ‘ngërç’.
Komentet e Putinit vijnë pasi armët e rënda ruse duke përfshirë sistemet raketore janë parë duke lëvizur drejt kufirit me Finlandën, disa orë pasi Kremlini paralajmëroi fqinjin e tij verior kundër anëtarësimit në NATO.