Lajme

Dalin dosjet e kömunizmit për artistët shqiptarë: Qafira të divorcuar, e ëma ka qenë gjithmonë punëtore

20.1.1989 / D R E J T O R I (Muharrem Shtylla) / K A R A K T E R I S T I K E / AGIM SOTIR QIRJAQI . Ka lindur në Tiranë, më 27 janar 1951, banon në Tiranë, në Lagjen Nr. 1, rruga “Labinoti”, Pallati i Oficerëve, shkalla 2. Ap. 62.Është me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, i reformës së Pushtetit Popullor dhe në gjendje nëpunës. Ka kryer Institutin e Lartë të Arteve për aktor në vitin 1972.

Qëndrimi i tij gjatë Luf tës Nacionalçlirimtare ka qenë dhe është shumë i mirë. I ati i tij ka përqafuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në fillimin e saj. Është anëtar i Partisë që në vitin 1942.Pas çlirimit ka punuar gjithmonë në organet e Drejtësisë.

E ëma ka qenë gjithmonë punëtore. Tani që të dy janë në pension. Ka qenë i martuar, por në vitin 1982 u nda dhe tani ka një fëmijë. Ka filluar punë në teatër në vitin 1972.Më pas, në vitin 1978, punoi si regjisor në RTV. Pastaj vjen përsëri në teatër në vitin 1982. Është nga aktorët më të talentuar të teatrit dhe mban peshën kryesore në repertorin aktiv.Rolet e realizuar prej tij kanë qenë në nivel të mirë artistik.

Ka dhënë kontribut të ndjeshëm edhe në kinematografi. Bën përpjekje për ngritjen e tij ideo-profesionale.Është serioz dhe kërkues në punë. Është pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” të Klasit II. Për merita në punë, propozojmë që t’i jepet titulli “Artist i Merituar”./Memorie.al

MË TË LEXUARAT

To Top