Leximi

E martuar me një miliarder/ Njihuni me 24-vjeçaren që ka 22 fëmijë

E keni menduar ndonjëherë veten tuaj të moshën 24-vjecare dhe të keni 22 fëmijë? Ju duket e pamundur? Ju duket cmenduri? Në kohët e sotme asgjë nuk është e pamundur!Kristina dhe Galip Ozturk kanë një familje të madhe.

Në 19 muajt e fundit, çifti, i cili jeton në vendin Gjeorgji, ka përdorur nëna surrogate për të mirëpritur 22 fëmijë biologjikë në familjen e tyre.Kristina dhe Galipi kanë ëndërruar gjithmonë të kenë një familje të madhe dhe këtë ëndërr e kanë bërë realitet të bukur.

Kristina Ozuturk është nënë e 22 fëmijëve ndërsa bashkëshorti i saj Galip është baba i 30 fëmijëve.Siç mund ta imagjinoni, të kesh një familje kaq të madhe vjen me angazhime dhe përgjegjësi të mëdha financiare. Ata kanë shpenzuar 138,000 £ për surrogatet vitin e fundit, në mënyrë që të rrisin familjen e tyre të ëndrrave.

Ata aktualisht kanë 16 dado që punojnë “Mund t’ju them një gjë, ditët e mia nuk janë kurrë të mërzitshme” , -tha Kristina së fundmi për The Sun.Në Shqipëri dhe jo vetëm, shumë prindër “ankohen” kur kanë 2 ose 3 fëmijë që nuk ia dalin dot, imagjinoni pak cfarë duhet të thotë Kristina me Galipin.

MË TË LEXUARAT

To Top