Lajme

Rama mburret me spitalin që ndërtoi Turqia në Fier, shqiptari e degjeneron: Unë vajta atje dhe më thanë ik

Spitali Memorial i Fierit ka qenë një nga pikat kyce që ka përdodur qeveria aktuale për te fituar zgjedhjet e përgjithshme të prillit të vitit 2021.

Një spital modern, që do i shërbente Fierit dhe gjithë zonave përreth, do kishte mjekët më të mirë në Shqipëri, aparatura moderne, shërbim modern e të tilla gjëra thuheshin së pari nga Rama e më pas nga gjithë të tjerët.Por teksa po bën një vit nga hapja e tij, “Fax Neës” raporton se në Spitalin Memorial të Fierit nuk kryhen analizat. Edhe pacientët e shtruar aty, vinin me analizat e bëra në privat, pasi nuk u ofrohej ky shërbim. Ndërkohë që qytetarët lodhen duke u sororllatur nëpër poliklinika për të bërë analiza apo edhe për shërbimet e tjera.

Theksojmë se një pjesë e qytetarëve shprehen se tek Spitali Memorial nuk kanë marrë asnjë shërbim ndaj edhe janë ndetyruar ti rikthehen poliklinikës pasi atje nuk ka mjek dhe analizat duhet ti bëjnë diku tjetër.Qytetarët e fierit shprehen se edhe pse janë të siguruar, detyrohen që të bëjnë analiza në Fier. “Shiko e di si është problemi, shërbimi është i mirë por nuk ka mjek, unë nuk kam zgjidhur gjë.

Vajta për operacionin e gruas, ike e blije më thanë ata e ta bëjmë ne operacionin”.“Jo nuk kemi vajtur asnjëherë, jam lidhur me doktoreshën këtu”. “Do shumë procedura , të sorollasin shumë, të siguruar dhe vemi te privati, nuk kemi shanse atje”.“Ja po presim, po bëjmë një orë e ca. Ne do presim nga e keqja, skemi ca bëjmë, zyra rri bosh, doktorë nuk ka”.

MË TË LEXUARAT

To Top