Ben Blushi ka pak kohë që u largua nga Top Channel si drejtor i përgjithshëm dhe kjo si duket ka ndikuar që të analizojë shumë nga zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe jo vetëm.Së fundmi, në një shkrim të tij të gjatë, Blushi ka nalizuar situatën që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë.
Blushi thotë se ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë dhe përpjekja për vendosjen e një rendi të ri ndërkombëtar mund të ndihmojë Kosovën dhe Shqipërinë të bashkohen.Ai shkruan se Kosova ka vetëm një dalje nga hallet e një vendi shumë të vogël, pa det, me ekonomi modeste, me shumë emigracion dhe me aq shumë presion kufitar nga të gjitha anët – të bashkohet me Shqipërinë.“Ky do ishte një shpëtim për Kosovën dhe natyrisht edhe për Shqipërinë. Një vend më i madh me 5 milion banorë, me det dhe me një diasporë pothuajse 3 milion, e cila do energjizohej nga bashkimi kombëtar, do ishte një vend i fuqishëm dhe jo vetëm i respektueshëm. Dhe jo vetëm në Ballkan.
Nëse Donbasi dhe Luhansku i bashkohen Rusisë, pse jo Kosova të mos i bashkohet Shqipërisë”, shkruan Blushi.“Kur Rusia kërkon pavarësi, për Dombasin dhe Luhanskun, dy territore të Ukrainës me shumicë ruse, ajo merr për shembull shkëputjen me dhunë të Kosovës nga Serbia. Putini luftoi në Krime dhe sot në Donbas dhe Luhansk me flamurin e Kosovës, pra duke marrë çlirimin e Kosovës nga Perëndimi, si shembull”, vijon ai.Ish-deputeti thotë se nga ana tjetër, kur Perëndimi kërkon të mbrojë rendin e ngurtë ndërkombëtar në fuqi, sipas të cilit, nuk duhet të ketë më ndryshime kufinjsh, merr për shembull Kosovën. shkrimin e plotë mund ta lexoni në profilin e tij në Facebook.