Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ka diskutuar rreth rolit të femrës dhe rëndësisë së saj në shoqëri.
Monika zbuloi punën e parë që ka bërë kur ka qenë gjimnaziste. “Fëmijët të kthehen në momentet që janë momente të vështira dhe të ;kryqëzojnë’ duke na thënë se për fajin tuaj ndodhi kjo
.Unë i them nuk keni faj, faj kam unë që vij e ju puth në darkë se ka edhe nga ato që punojnë edhe natën dhe mezi arrijnë të hajnë bukë. Në gjimnaz kam qe pur këpucë, në 92 dhe të fitoje ishte diçka shumë e madhe dhe kur jua thua fëmijëve të thonë është kohë tjetër ajo
.Fëmijët punojnë dhe është diçka e mirë se e para vlerësojnë lekun dhe harxhimet. Mund të kenë qejf të tre të ndjekin hapat në politike.Era do të bëhet avokate ndërsa djali studion për shkenca politike por më studiuese është e madhja Bora, e ndjek politikën shumë.”Ndër të tjera, Monika tha se në këtë mandat, ka më shumë gra në pushtet por pesha e tyre është më e vogël sesa duket.
Ajo shtoi se një ndër gabimet e saj më të mëdha ka qenë dëshira për të qenë e pavarur politikisht nga bashkëshorti Ilir Meta, dhe ky i fundit do t’ja përmendë këtë gabim edhe pasi të vdesë, pasi ky gabim i kushtoi humbjet në zgjedhje.