Kë rcënimi se Rusia mund të përdorë potencialisht a rmë bërthamore taktike në Ukrainë nuk është diçka që mund të merret lehtë, tha të enjten drejtori i CIA-s William Burns, por ai shtoi se Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike që e përforcojnë këtë shqetësim.
Këto janë disa nga komentet më të gjera që zoti Burns ka bërë publikisht që kur Rusia nisi s ulmin në Ukrainë më 24 shkurt. Ato nënvizojnë shqetësimet se sulmi më i madh kundër një shteti në Evropë që nga viti 1945, rre zikon të përshkallëzohet në përdorimin e a rmëve bërthamore.
Gjatë një takimi, William Burns tha se duke patur parasysh dëshpërimin e mundshëm të Presidentit Putin mbi ecurinë e lufti meve, pengesat me të cilat trupat ruse janë përballur deri më tani, askush nuk mund ta marrë lehtë kër cënimin e paraqitur nga një përdorim i mundshëm i arm ëve bë rthamore taktike.
Ar mët bër thamore taktike i referohen atyre të prodhuara për përdorim në fushën e be tejës. Disa ekspertë vlerësojnë se Rusia ka rreth 2000 të tilla, që mund të nisen nga forcat ajrore, detare dhe tokësore.
Por sot zoti Burns e quati Kinën “një partner të heshtur të agresionin të Putinit kundër Ukrainës”.