Gjermania ka sekuestruar jahtin më të madh në botë, i cili ishte në pronësi të motrës së oligarkut rus, Alisher Usmanov.
68-vjeçari Usmanov ka qenë një ish-aksioner i klubit të futbollit Arsenal dhe u sanksionua nga BE më 28 shkurt dhe nga MB dhe SHBA muajin e kaluar.
Dilbar, një superjaht 156 metra (512 ft) i cili është ndër më të mëdhenjtë në botë, u sekuestrua në një kantier detar në Hamburg ku po i nënshtrohej riparimit, tha policia gjermane. Ekuipazhi u pushua menjëherë pas konfiskimit.
Besohet se ka kushtuar më shumë se 493 milionë funte dhe është hedhur në treg në vitin 2016, jahti është me flamur në Ishujt Kajman dhe është regjistruar në një kompani holding në Maltë, dy parajsa bankare ku ultra të pasurit globalë shpesh mbrojnë pasurinë e tyre.
Zyra federale e policisë kriminale në Gjermani tha dje se pavarësisht “fshehjes në det të hapur” kishte mundur të përcaktojë se Usmanov kishte “transferuar në mënyrë indirekte asete” motrës së tij Gulbakhor Ismailova. Jahti nuk mund të “shitet, të merret me qira apo të jepet peng si kolateral”, tha një zëdhënës i polici së.
Pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj manjatit të metaleve, një zëdhënës i Usmanov tha se ai nuk ishte më pronar ligjor i shumë prej aseteve të tij. Një shtëpi prej 82 milionë funtesh në Londër dhe rezidenca e tij në Surrey, Sutton Place, afër Guildford, thuhej se ishin vënë në truste të lidhura me oligarkun .
Qeveria britanike vlerëson se Usmanov vlen rreth 14 miliardë paund nga interesat në metale, miniera dhe telekom. BE tha se ai ishte referuar si një nga oligarkët e preferuar të Vladimir Putin.
Dilbar, i cili mban emrin e nënës së Usmanov, është jahti më i madh në botë kur matet me vëllim. Ka pishinën më të madhe të instaluar ndonjëherë në një jaht, dy helikopterë, një sallon bukurie dhe dhomë për 24 pasagjerë në 12 suita.