Një histori dashurie mes dy të rinjve, që braktisën familjet dhe fëmijët e tyre për të qenë së bashku, ka përfunduar në t ragjedi.
Lidhja e Merushe Hazizit dhe Fationit Hoxhës nuk u pranua nga i ati dhe e ëma e këtij të fundit, ndërsa herë pas herë babai i tij kishte kë rcënuar se do të vri ste 30-vjeçaren, paralajmërime që “u neglizhuan” derisa ndodhi k rimi i rëndë.
Motra e vikt imës rrëfeu se Merushe Hazizi dhe bashkëshorti i saj Andueli u ndanë pasi mes tyre u fut Fation Hoxha, i cili iu prezantua 30-vjeçares si një ‘djalë beqar, pa angazhime dhe pa fëmijë”, ndërkohë që ishte i martuar.
Si Merushja dhe Andueli braktisën tre djemtë e tyre dhe për fëmijët e mitur u kujdesën prindërit e 30-vjeçares.
Esmeralda Hazizi rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur”, se lajmin tr agjik për vra sjen e së motrës nga ish-vjehrri i saj e mori vesh nga vetë Fationi.
Ajo tregoi se shkoi në vendngjarje pa e ditur se e motra ishte masakruar me thikë.
“Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta.