Lajme

Rusia nuk ndalet/ Raportohet se kanë sülmuar një fabrikë raketash në Kiev

Kievi u g odit sot nga disa prej shp ërthimeve më të fuqishme që janë dëgjuar që kur fo rcat ruse u tërhoqën nga ky rajon dy javë më parë. Moska tha se kishte god itur një fabrikë që prodhonte dhe riparonte raketa, përfshirë edhe raketa kundër anijeve.

Më herët ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të intensifikonte su lmet me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas në përgjigje të atyre që i cilësoi diversione us htarake të Ukrainës në territorin rus. Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Moska pësoi një disfatë simbolike therëse, me humbjen e anijes kryesore të flotës së saj në Detin e Zi.

Autoritetet ruse ak uzuan Ukrainën për pla gosjen e shtatë personave dhe dëm timin e rreth 100 objekteve të banimit me sul me ajrore në Bryansk, një rajon në kufi me Ukrainën. Po kështu autoritetet në një rajon tjetër të Rusisë në kufi me Ukrainën, njoftuan të enjten se ishin bom barduar nga forcat ukrainase.

Me tërheqjen e trupave ruse për t’u përqendruar në një s ulm në Ukrainën lindore, në Kiev, kanë nisur të shfaqen gradualisht disa shenja të jetës normale të paral uftës. Fillimi i bomba rdimeve mund t’i rikthejë banorët e kryeqytetit në vendstrehime.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë konfirmuar se kanë go ditur objektiva në Rusi dhe njoftimet nga autoritetet ruse nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Të enjten zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre kishin goditur me raketa luftanijen kryesore ruse. Nëse ky pretendim është i vërtetë, do të shënonte një fitore të rëndësishme.

Kryqëzori “Moskva”, u fundos ndërsa po lundronte drejt portit, pasi kishte pë suar dëme të mëdha në rrethana që mbetën ende të debatueshme. Moska tha se anija ishte përfshirë nga një zjarr, por hodhi poshtë zërat se ajo ishte sulmuar. Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë nuk mund të konfirmonin se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Jashtë çdo parashikimi, rezistenca e ukrainasve ka prishur planet e Moskës, duke bllokuar një numër të madh forcash ruse e duke vonuar fillimin e një ofensive të planifikuar në zemrën industriale të Ukrainës lindore, Donbas. Marrja e Mariupolit do t’i siguronte Moskës një mundësi për të krijuar një korridor tokësor drejt gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014.

MË TË LEXUARAT

To Top