Leximi

Bëri buzët/ E reja bën gabimin fatal që i kushtoi shumë shtrenjtë, ja pse është fryrë keq fare

Që britanikët janë të dashuruar pas alkoolit kjo gjë dihet botërisht, por disa prej tyre nuk rrinë dot pa kthyer një gllënjkë dhe atëherë kur nuk duhet.

Një vajzë e dashuruar me bukurinë ka treguar habine e saj pasi bëri një ndërhyrje në buzë. Taylor-Jay, nga Britania e Madhe ndau një foto të buzëve të saj shumë të fryra pasi piu alkool, menjëherë pas ndërhyrjes.

Pas një nate argëtuese ajo nuk ishte përgatitur për pamjen e buzëve të saj në mëngjes. Ato ishin dyfishuar në madhësi. Duke folur për TikTok , ajo tha: “Ishte faji im që buzët janë në këtë gjendje sepse u paralajmërova që mos pi.”

Ajo shtoi: “Unë në të vërtetë nuk prisja që të ndodhte diçka.” Dhe nuk mund të mohohet që buzët e saj dukeshin goxha të mëdha…kjo për shkak se alkooli mund të rrisë shanset për ënjtje, inflamacion dhe mavijosje.

Ekspertët rekomandojnë të prisni rreth 24 orë përpara se të pini alkool për të shmangur ënjtjen e buzëve – diçka që Taylor-Jay e injoroi.

Krahas videos ajo ka shkruar: “Falë zotit që nuk duken më kështu”. Videoja e Taylor-Jay është bërë virale dhe ka marrë mbi 58,000 shikime.

MË TË LEXUARAT

To Top