Lajme

Media gjermane publikon detajet: S’dëgjoi as kapitenin e avionit, ja përse Edi Ramën e nxorrën jashtë nga avioni

Nuk dëgjoi as kapitenin e fluturimit, dalin detajet si Ramën e nxorrën jashtë avionit ngaqë nuk pranoi të mbante maskë
Revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi të premten se kryeministri i Shqipërisë ishte shoqëruar nga policia gjermane në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pas një konflikti me stafin e një avioni të kompanisë Lufthansa, për shkak të refuzimit të mbajtjes së maskës së përshtatshme kundër COVID-19.

Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion. Në artikull shkruhet se stafi i avionit u detyrua të njoftonte kapitenin e fluturimit, por as ky nuk e bindi dot Ramën.“Kur edhe pas kësaj, shefi i qeverisë së Shqipërisë nuk iu bind detyrimit të përgjithshëm që të mbante një maskë FFP2 apo një maskë kirurgjikale në vend të maskës prej cope të thjeshtë, Rama u shoqërua jashtë avionit prej policisë federale,” shkruan Spiegel.Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë nuk e mohoi incidentin, por pretendoi në një postim në Twitter se ai ishte shkaktuar nga stafi i avionit dhe se kompania kishte kërkuar ndjesë.

Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.

Spiegel nga ana e saj thotë se drejtuesi i Lufthansas Carsten Spohr e kishte pranuar incidentin në një intervistë për revistën në 1 prill edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Ramës. Gjatë intervistës i pyetur për telashet me një “shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën, Spohr ka mbështetur vendimin e punonjësve të kompanisë ajërore për ta larguar Ramën nga kabina e avionit.“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë.

Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë. Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga p olicia federale,” tha Spohr. “Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” shtoi ai.

MË TË LEXUARAT

To Top