Rusia po vendos helikopterë sulmues përgjatë kufirit me Ukrainën dhe po dërgon më shumë trupa dhe artileri për t’u përgatitur për sulmin në lindje të vendit, raporton New York Times, duke cituar zyrtarë anonimë ukrainas dhe amerikanë.
Sipas analistëve ushtarakë, megjithatë, mund të duhen “javë” përpara se Moska të përfundojë konsolidimin e forcave të saj, por kur gjithçka të jetë gati, ofensiva do të jetë “e gjatë dhe shumë, shumë e përgjakshme”.