Lajme

E njohur si dentistja e Vipa-ve shqiptar dhe ish-gruaja e këngëtarit/ Lirohet nga bürgu Olesia Duka që mashtroi shumë

Dentistja e preferuar e VIP-ave, Olesia Duka që mashtroi biznesmenë dhe qytetarë duke u marrë miliona euro është liruar nga qelia.Në datë 20 janar të këtij viti gjyqtari i gjykatës së Tiranës Albert Meca vendosi që të vendoste “dorën në zemër” duke i pezulluar pjesën e mbetur të dënimit për t’i hapur derën e qelisë.

Dy ishin argumentet, që gjyqtari thotë në vendim se u bazua; sjellja e mirë e dentistes në b urg dhe puna që ka kryer duke qenë e angazhuar.Dentistja u ndalua në shkurt të vitit 2018 dhe u dënua për mashtrim me shuma të mëdha, gati 3 mln euro që u mori biznesmenëve dhe qytetarëve të ndryshëm.

Duka mashtroi 14 qytetarë duke u premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash.Kujtojmë se Olesia është e njohur jo vetëm si dentistja e VIP-ve por edhe si ish-bashkëshortja e kantautorit të njohur Bojken Lako.

MË TË LEXUARAT

To Top