Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmin Kadriu ka qenë javët e fundit në qendër të vëmendjes, teksa vazhdon të nxisë polemika për lidhjen e saj me Ardian Bujupin.
Ajo ka publikuar së fundmi një video me bikini në TikTok ku kërcen me këngën e Ardianit. Ky i fundit e ka bërë duet këtë video dhe ka bërë reagimin e tij. Mirëpo, fansat duket se nuk kanë qenë dhe shumë të lumtur me veshjen e Jasminës dhe kanë shpërthyer në kritika.Një koment ka marrë edhe vëmendjen e Jasminës.
“Ahh ti moj je tërbuar të ka hipu vetja në qejf. Mjerë familja çfarë edukate të ka dhënë”- i shkruan dikush asaj, teksa Jasmina ia kthen:”Çfarë edukate më ka dhënë, shko andej se latë nam. Nëse doni të shpërndani negativitet bëjeni me injorancën që keni pa përfshirë familjen në çdo gjë.
”“Je tërbuar fare, mjerë familja!” Çfarë ka bërë Jasmina e Përputhen që po e kritikojnë kaq shumëPas pjesëmarrjes në videoklipin e Ardian Bujupit, Jasmina është përfolur për një lidhje me të. Ndryshe nga artisti që i ka mohuar zërat duket se Jasmina ka dashur të jetë qendra e vëmendjes dhe ta përdorë këtë rikthim në media pas mbylljes së aventurës me Andi Artanin me të cilin doli çift nga emisioni i dashurisë.E pyetur në intervista të ndryshme rreth kësaj teme ajo nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private.