Lajme

S’e dinte që ishte shtatzënë dhe lindi në tualetin e QSUT/ Gjinekologia shpjegon rastin e 20-vjeçares shqiptare: Ndodh kur…

Një ngjarje e pazakontë ndodhi para pak ditësh ku një 20-vjeçares iu drejtua urgjencës me shqetësimin e dhimbjes së barkut e më pas lindi një foshnje në tualet.

Protagonistja e ngjarjes pretendon se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj. Ndodhia shkaktoi një habi te vetë ajo, familjarët dhe stafi mjekësor, megjithatë tashmë e reja është shëndoshë e mirë së bashku me foshnën.

Ndonëse ky është një rast i rrallë në vendin tim, gjinekologia Mimoza Keta shpjegon në “Rudina” se konsiderohet “shtatzëni kriptike” ose ndryshe e fshehtë. Në rastet e një shtatzënie të tillë, mjekja nënvizon se është e padukshme deri në javën e 22-të, por që më pas është e pamundur të mos e dallosh.

Mimoza Keta: Kjo është një vajzë e re, 20 vjeç dhe nuk është minorene që të mendosh që nuk di gjë dhe ajo ka kryer një raport seksual që ka ngelur shtatzënë. Mund të ndodhë që shqetësimi që ajo ka, së pari, në këto lloj shtatzënish, nëse bën një test shtatzënie që nuk i ka shkuar mendja ndoshta ndonjëherë për ta bërë do i rezultonte pozitiv sepse rritet një hormon që në testin shtëpiak jep patjetër dy viza dhe tregon që je shtatzënë. Vonesa menstruale nuk është shenjë e sigurt e shtatzënisë, por prania e këtij hormoni është shenjë e sigurt që tregon praninë e shtatzënisë në mitër ose jashtë saj.

Rudina Magjistari: Një shtatzëni shoqërohet gjithmonë me një ndërprerje të menstruacioneve?

Mimoza Keta: Jo gjithmonë. Mundet që në periudha të caktuara ose në ditët kur gruaja pret menstruacionet të ketë një gjakrrjedhje të lehtë që korrespondon me ditën e menstruacioneve dhe ajo mendon “më erdhën, nuk kam mbetur shtatzënë”. Megjithatë kjo shtatzëni kriptike mund të mbetet e tillë deri rreth javës 20-22-të të shtatzënisë dhe rastet në botë nga studimet kanë një raport 1 me 2500. Nuk kanë shenja vagale të shtatzënisë si të vjella, lodhje, gjumësia etj.

Rudina Magjistari: Po rritja e barkut?

Mimoza Keta: Deri në javën e 20, nëse statura është e lartë, nuk të duket shumë barku dhe nuk mendon që je shtatzënë. Në momentet pas javës së 22 që fillojnë lëvizjet e para të bebit, këtu merr fund kjo shtatzëni kritike që ne i themi shtatzëni e fshehtë. Ndryshimet në fytyrë, një fytyrë më e shëndoshë, faqet si petull, dalin shenjat e shtatzënisë, fryrja në gjoks dhe prominimi i barkut që fillon të dalë, është tremujori i dytë i shtatzënisë kur barku del përpara dhe nëna e kupton sepse ndien lëvizjet e fëmijës.

Më tej, mjekja thekson rëndësinë e kontraceptivëve dhe edukimit seksual të të rinjve, të cilët tashmë kanë ulur moshën e tyre aktive për marrëdhëniet e para.

MË TË LEXUARAT

To Top