Lajme

Një grua duhet të bëhet Presidente? Gazetari: Zonja Eni duhet të bëhet

Këto ditë ka nisur një garë e ethshme, me kandidatë për president. Shumë personazhe të njohur janë vetëofruar për këtë post, por në fund është parlamenti ai që e vendos.

Dy janë kandidatët më të fortëpër momentin, të cilët janë vetëshpallur: ambientalisti Sazan Guri dhe historiania e njohur Elena Kocaqi.

Por Bledi Mane ka zbuluar një kandidate të tretë, që është edhe më e fortë se dy të parët, pasi ndryshe nga ata, ka edhe formim juridik, gjë që është e rëndësishme për t’u zgjedhur president.

Ajo është Eni Çobani, e cila përveçse juriste, është edhe femër, një kriter ky që po theksohet shumë për presidentin e ardhshëm.

Në galerinë e mëposhtme ndërkohë do të gjeni disa thënie të mençura të zonjës Eni, të cilat e bëjnë atë një figurë më se të pranushme për presidente, shkruan Mane.

MË TË LEXUARAT

To Top