Një grua ka përmbushur ëndrrën e saj të përjetshme për t’u bërë nënë pas një mesazhi të papritur nga një e afërme e largët, duke e pyetur nëse do të ishte e interesuar të adoptonte fëmijën e saj.
Kris Monsour, nga Canal Winchester, Ohio, tani 51 vjeçe, kaloi më shumë se dhjetë vjet duke u përpjekur për fëmijë dhe pësoi dy aborte para se të vendoste të birësonte një fëmijë të porsalindur.
Kris ishte 49 vjeçe kur ajo dhe burri i saj adoptuan Ainsley, tani dy vjeçe, në mars të vitit 2020 dhe shpenzuan 19,000 dollarë për këtë proces.“Kur takova burrin tim, Clay, 47 vjeç, mbeta shtatzënë shumë shpejt, por humba fëmijën në moshën tre muajshe.
Një mjek përfundoi duke më thënë se duhet të ndaloja së provuari dhe se nuk do të bëhesha kurrë nënë. Ishte një goditje e madhe, por unë isha e vendosur të përqendrohesha në punën time”.
Për shtatë vjet, dëshira për t’u bërë nënë nuk i largohej kurrë nga mendja dhe ajo shpesh e gjente veten duke mbajtur shpresën se mund të kishte ende një shans.
Më pas, një pasdite në 2019-ën, një i afërme e largët dërgoi mesazhe të paqarta për të parë nëse Kris dhe Clay, një sipërmarrës, ishin ende të interesuar të kishin fëmijë dhe nëse do të merrnin parasysh birësimin. “Ne morëm vendimin që do ta bënim, ishte absolutisht e drejtë”.