Lajme

Rritja e çmimeve në Shqipëri, rrëqeth profesor Tupja: Më vjen türp edhe ti them komshiut që marr më shumë pension se ai

Ai është nja nga akademikët më të mirë që ka Shqipëria, i cili njihet pë mënyrën e të thënit të gjërave troc dhe shumë thjesht pa ndërlikime. E kemi fjalën për profesor Edmon Tupen.

Edhe pse vijon të jetë i angazhuar me botime, përkthime, Edmond Tupe, prej vitesh është një akademik në pension. Në intervistën e fundit, Tupja është pyetur për çmimet e larta dhe pensionin.

“Më vjen turp kur më pyesin sa e ke pensionin kur shoh një komshi që e ka 10 mijë lekë (të reja), gënjej, nuk mund ti them që e kam 4-5 fishin e tij. Më vjen turp, nuk ndihem mirë.

Ka njerëz që kanë gjysmë pensioni 6500 lekë, është e tmerrshme”, i tha ai gazetares Beti Njuma.Edhe masat e qeverisë i konsideron “teatër”, sepse duke cituar statistikat u shpreh se në vend ka varfëri.

“Është një shoë, teatër për ti siguruar njerëzit që gjendja do të vijë duke u përmirësuar. Statistikat tregojnë se ka varfëri, ka njerëz që janë pa shtëpi. Sa vijnë e shtohen problemet.Nuk e di ku do shkohet kështu, çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje”, tha ndër të tjera profesor Tupe, i cili njihet për qëndrimet e tij të shpeshta kundër vednimeve të qeverisë.

MË TË LEXUARAT

To Top