Lajme

Erdogan ende s’ka hequr dorë/ Dalin detajet: Ai po mundohem të ulë për bisedime Putinin me Zelenskyn, rezultati është pozitiv

Presidenti turk Tajip Erdogan ka lajmëruar se do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Zelensky me shpresën që të takohet me të dy në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Rezultati është pozitiv, nuk është tamam ashtu siç donim, por shpresojmë të arrijmë diçka,” tha Erdogan nga Stambolli ditën e sotme pas një pyetjeje në lidhje me bisedimet e vazhdueshme të paqes Ukrainë-Rusi.

“Shpresoj që ata ta pranojnë ftesën tonë dhe ne mund t’i bashkojmë në Stamboll”, u shpreh ai.

Turqia ka një profil dhe pozicion unik. Përveç të qenit anëtar i NATO-s, vendi ka edhe kufij detarë me Ukrainën dhe Rusinë. Plus, Turqia është partneri më i madh tregtar i Rusisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Vendi është përballur shpesh me Rusinë dhe ka bashkëpunuar me të në zonat e konfliktit në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabakh në vitet e fundit.

MË TË LEXUARAT

To Top