Ajo është një nga personazhet publik në vendin tonë që ka shumë që e duan për mënyrën e të thënit të gjërave troc, por ka dhe të tjerë që nuk e duan pikërisht për këtë gjë.Blogerja Zhaklina Lekatari është e njohur për publikun shqiptar për informacionet dhe dijet që ajo ka në lidhje me edukimin s*****l, gjë që në vendin tonë mbetet ende një tabu.
Ajo njihet dhe për profesionin e saj si gazetare, aktiviste dhe drejtuese e blogut të saj prej shumë vitesh, të quajtur “Tabu.al”.E ftuar së fundmi në “Natë me Aulonën”, Zhaklina zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie, dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat.”“Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie.
Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale. Jam në në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tremb njerëzit.Unë i tremb burrat, ata tremben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra në krevat”- tregoi Zhaku.
Kujtojmë s sëfundmi, Zhaklinën e shohim si opinioniste e përditshme në “Love Story Talk”, ku jo pak herë ka ngjallur debate mes konkurrentëve me qëndrimet e saj.