Rozë

Dolën çift nga ”Për’puthen” por Brunon i kërkon ndarjen nga telefoni/ Florina: Më plasi by…

Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini janë çifti i dytë që u larguan nga ky sezon i “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave. Çifti tashmë kanë festuar dhe përmujorin e tyre të parë dhe duken se çdo gjë po shkon shumë mirë mes tyre.

Bruno dhe Floriana zbulojnë prapaskenat e lidhjes së tyre - SHQIP.com

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Brunos iu kërkua të t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren e mëparshme.Ish-konkurrenti pati dyshime se si do të ishte reagimi i partneres së tij por çdo gjë ndodhi komplet ndryshe. Pasi i tha se duhej të ndaheshin, Floriana u duk se e mori me shumë sportivitet situatën dhe u shpreh se nuk e besonte Brunon.

Në një moment ajo reagon në të shara teksa Bruno i thotë se është rikthyer me ishin. Dhe pse ai po përpiqej të ruante seriozitetin, ish-konkurrentja nuk ra pre e lojës.Ajo u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe se ai kurrë nuk flet për diçka serioze në telefon por takohen ballë për ballë. Një pjesë e bisedës së tyre është si më poshtë:Bruno: Do të takohemi më vonësepse dua ta flasim dhe nga afër sepse jam në një moment shumë kritik tani dhe doja të thoja që ne të dy duhet të ndahemiFloriana: Ty të plasçin damarët e trurit e para e punës dhe e dyta me mua e gjete të bësh kështy shakash? Bruno: Unë po të flas shumë seriozisht… Floriana: Un të njoh kur nuk i ke muhabetet seriozisht dhe kur i ke për shaka, Bruno Shemsho je duke folur me Anën. Bruno: Unë po të them që jam kthyer me ishin! Floriana: Më plasi b**** më ke je kthyer ti. Unë e di që ti je duke u tallur tani.

Shikoni sa bezdiset Efi me komplimentet që marrin Bruno e Floriana si çift  - Përputhen PRAPASKENA - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top