Rozë

”Më keni mallkuar mua dhe familjen time”/ Këngëtarja i del në mbrojtje Beatrix: Të marrshin të ligat

Pas deklaratës së këngëtares Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi.

Leonora Jakupi, ka komentuar në postimin që Beatrix ka shpërndarë në Instagram duke shprehur mbështetjen e saj për kolegen në këto ditë të vështira pas daljes nga Big Brother VIP.

“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit! Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, -shkruan ajo.

Ndahen Donaldi dhe Beatrix, ky detaj konfirmon çdo gjë - GazetaBlic

MË TË LEXUARAT

To Top