Big Brother Vip 2 do të ishte një eksperiencë interesante për Valbona Selimllarin. Ish-missi tregoi në një intervistë për “Ndryshe” në Top Albania Radio se pavarësisht sa interesante mund të jetë pjesëmarrja ajo nuk është tipi i këtij formati.
“Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët,” – tha Valbona.
Ajo foli ndër të tjera edhe për politikën e dashurinë e saj të madhe, televizionin.
“Unë televizionin e kam dashur që fëmijë. Në përgjithësi nuk kam pengje. Kam shumë ambicie dhe ka gjëra që mund të bëj në televizion. Kam një projekt që lidhet me të rinjtë dhe adoleshentët, të cilin shpresoj të arrij ta realizoj,” – tregoi Valbona.
“Nuk e kam patur kurrë ambicie politikën. Olta Xhaçka është politikania më e bukur shqiptare… Shpresoj të zgjedhin një president të duhur, dhe presidente pse jo,” – shtoi ajo.