Thonë se i ri nuk të bën mosha, por shpirti që ke. Dhe kjo gjë është e vërtetë, nëse lexojmë historinë e Eliana Mitro, zonjës shqiptare që ka një stil unik veshjeje dhe është shumë e apasionuar pas modës.
Inxhinierja Eliana Mitro është 70-vjeçarja që nuk i trembet numrave, madje në këtë moshë ndihet edhe më e lumtur për ta shijuar stilin e saj, sipas mënyrës së saj. E ftuar në “Vila24”, Mitro foli për pasionin e saj mbi veshjet dhe kombinimet dhe kthimin e faqes së saj në “Instagram” në burim frymëzimi për shumë ndjekës.Ajo bie në sy për zgjedhjet që bën në dizenjo e prerje, ngjyra e hijeshi saqë e kupton menjëherë që ke të bësh me një grua që i kushton shumë vëmendje pamjes së jashtme.
“Nuk më pëlqen kur me thonë plakë”, kjo është 70-vjeçarja në Shqipëri që ndjek modën dhe ka një stil unikFisnike dhe shumë e komunikueshme, përfaqësuese e një brezi që nuk kanë patur luksin të kishin çdo gjë që kanë dëshiruar në rininë e viteve ’70, Mitro kujton se si i dashur të qepë vetë për të bërë diferencën.“Në vitet e para kur hyra në punë qepa diçka dhe e shqepa të gjithën se kërkesa ime ishte në perfeksion. Më pas nisa të marr vetë në dorë frenat për fustanet e kostumet, madje kam qepur për të gjithë familjen.