Një tjetër tërmet është shënuar mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 ballë dhe me thellësi prej 12 kilometrash.
Epiqendra është shënuar 2 kilometra nga Thiva, fër Athinës. Thiva tashmë prej një viti është kthyer në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, duke u regjistruar deri më tani me qindra lëkundje.