Ai është padyshim presidenti më i përfolur momentalisht në gjithë botën dhe fjalimet që ai mban nga Kievi për parlamentet e shteteve të ndryshmë bëjnë xhiron e botës. E kemi fjalën për presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenski.
Të martën, më 3 maj Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do t’i drejtohet parlamentit shqiptar me një mesazh. Nëpërmjet një video-mesazhi Zelenski pritet të mbajë fjalimin e tij.Më herët Zelenksi ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, ku nuk kanë munguar thirrjet për ndihmë ushtarake dhe sanksione ndaj Rusisë.Të dielën, Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Zelenski u shpreh se me Erdoganin diskutoi nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli si dhe shkëmbimin e trupave ukrainase që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal.Kujtojmë se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që doli me qëndrim zyrtar në krah të Ukrainës dhe ishte pro dënimeve dhe sanksioneve ndaj Rusisë.Më herët kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zelenskin, ku i ka shprehur gjithë mbështetjen e shtetit dhe popullit shqiptar.