E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, aktivistja e LGBTI+ Xheni Karaj, zbuloi se po mendojnë me partneren e saj po mendojnë të zgjerojnë familjen, teksa shtoi se të dyja plotësojnë njëra-tjetrën.“Me partneren po mendojmë të kemi fëmijë.
Ne nuk njihemi ligjërisht. Nëse kemi një fëmijë vetëm njëra do të jetë ligjërisht nëna. Është e rëndësishme të kemi mbështetje të personazheve publike dhe të politikës. Po mendojnë fertilizimin, me vezën time, ta mbajë në bark partnerja ime.Unë dhe partnerja e plotësojmë njëra-tjetrën. Nuk mendoj se do largohem nga Shqipëria. I kam kaluar fazat e vështira. Më pëlqen Shqipëria, natyra, njerëzit. Kam një grup të mirë shoqëror”, tha Xheni Karaj.
Ndër të tjera, Xheni Karaj ka rrëfyer emocionet e jetës së saj, teksa kujton kohën kur ka folur hapur për herë të parë. Ajo rrëfeu se nëse nuk do ta kishte bërë edhe mund të mos ishte më në jetë.“Nëse nuk do flisja hapur, e kam të vështirë ta mendoj si do isha, por me siguri jo e lumtur, madje mendoj se nuk do isha gjallë. Aktivizmi më ka shpëtuar jetën. Më ka dhënë emocione, dashuri, empati nga njerëz të komunitetit, guxim, më ka mësuar shumë, më ka rritur si njeri. Më ka frymëzuar.Ka momente se edhe pse i them vetes se jam e fortë, ka momente që të shënjojnë. E pashë këtë në debatin e çështjes “prindi 1, prindi 2”. Nuk kisha hasur kurrë një gjuhë urrejtjeje si në ato dy muaj”, shtoi Karaj.