Në seancën parlamentare ka pasur shumë diskutime dhe debate të forta sic ndodh rëndom të enjteve. Edhe sot deputetët tanë qanë hallin e shqiptarëve, duke filluar nga Monika Kryemadhi.Gjatë fjalës së saj në parlament kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për të rinjtë duke e vënë theksin te përfshirja e tyre në politikë.
Duke qenë se e kanë të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë, Kryemadhi tha ata detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të b arit, ndërsa vajzat eskorta.“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzhaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë.
Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi. Në fjalën e saj në Kuvend Kryemadhi u ndal tek kriza energjetike si edhe tek çështja e inceneratorëve. Ajo u shpreh se përgjegjës kryesor për krizën energjetike në vend është qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.