Rreth 23 vjet më parë, Fazli Hoxha dha jetën si dëshmor në ma sakrën e Gullbocit dhe pak muaj më pas erdhi në jetë djali i tij që mori emrin e të atit. Por 23 vjet më pas është e trishtë të shohësh se nga dora e shqiptarit vritet pab esisht një student.
Adriatik Hoxha, shkruan në Facebook një mesazh drithërues për këtë ngjarje që ndodhi mbrëmë në Klinë ku familja Hoxha po hante iftar dhe djali u v ra ndërsa 2 vëllezërit e tij u pla gosën në ate ntat të shëmtuar.
“Para 23 viteve Baci Fazli dha jetën për këtë popull dhe këtë atdhe, që gjenerata e ardhshme të jetojnë të lirë dhe pa fr ikë. Mbas vras jes së Bacit Fazli, pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja në familjen Hoxhaj (lindi një djalë që e pagëzuan me emrin e babait të vr arë në masakrën e Gullbocit).
Por baci Fazli nuk e dha jetën që sot pas 23 viteve t’i vr itet djali në pa besi nga dora e shqiptarit. Çdo problem ka një zgjidhje, por jo me vr asje. Mos i gja kos duart sepse do të mallkohesh. Sonte nëna e dikujt vajton, e ti a po ndihesh i qetë? Nesër mund të vajtojë edhe nëna jote andaj STOP VËLLAVRA SJEVE.
Mallku qoftë ajo dorë që i mori jetën një djali të ri të etur për dije, student i dalluar, i veçantë në sjellje dhe plot energji për të ardhmen!!
ALLAHU të bashkoftë në xhenet me babin tënd Fazliun që ra shehid për këtë tokë. Do na mungosh gjithmonë Vllaqko”.