Një qytetar denoncoi në emisionin STOP, se si ish-krushka montoi një akuzë për djalin e tij, meqë kishte lidhje intime me shefin e rendit. Për pasojë, djali i tij i pafajshëm hyri në b u*g. Që nga viti 2018 deri më sot, nuk ka mbaruar kalvari mes prokurorive dhe gjykatave Sarandë-Gjirokastër.“Djali deshi një vajzë edhe e mori në shtëpi si gjithë të rinjtë. Unë një djalë të vetëm kam, bëmë edhe një dasmë. Erdhi momenti pas gjashtë muajsh pa asnjë debat, pa asnjë gjë, do iki thotë ajo vajza sepse nuk donin prindërit e saj, ashtu ndodhi, pa e qëlluar, pa e prekur.Nuk kishin konflikt. Në asnjë rast nuk ka patur.
Erdhi momenti se si u bë e ëma që ka lidhje me një person tjetër me policinë dhe me SHIK-un, ka një mik të tij, nëndrejtor të SHIK-ut dhe mund të bësh gjithçka, si në ato telenovelat turke…Në qoftë se ke një debat në polici, ose nëse ke lekë mund të futësh këtë duash në b*rg. E morën djalin dhe e ndaluan për dh në në familje, kur nuk kishte asgjë… Vajza ka vajtur në polici vetë, ka thënë që ka ikur vetë”, tha ai.“Ish-krushka e ka bërë…
Për arsye janë këtu, se kishte të dashurin e saj, ai i dashuri kishte një konflikt me familjen tonë të shpejtshëm që e ka deklaruar vetë gjoja se… ishte një konflikt i vjetër, ishte e dashuruar motra e tij, nuk e mori dhe e nxorri inatin me djalin tim. Kjo situatë ka nisur që në 2018.Që kur u ndalua djali e deri më tani vetëm se vijmë vërdallë gjykatës. Përfundimisht Apeli e nxorri me a*r est shtëpie. Është një gjë absurde. Nuk di nëse ndodh në ndonjë vend të botës kjo”, tha qytetari.