Lajme

”Blini vaj luledielli sa të mundeni”/ Jepet alarmi: Ja çfarë do të ndodh në qershor

Nëse ju ka rastisur të shkoni në market këto ditë me siguri që do e keni vënë re që një litër vaj kushton minimumi 320 lekë të reja. Shumë shtrenjtë realisht, por më e keqja akoma s’ka ardhur.Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë sërish se nga muaji qershor në treg do të mungojnë furnizimet me këtë produkt, për shkak të rënies të ofertës në Bullgari, Serbi, Hungari dhe çmimit të lartë deri në 430 lekë për litër.

Tregtarët e mëdhenj të vajit thonë se prej më shumë se 1 muaj nuk po ambalazhojnë vajin e importuar, pasi prej 3 javësh bordi i transparencës të mallrave të shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e vajit ushqimor prej 315 lekë për tregtarët e shumicës dhe 321 lekë për litër për konsumatorin, ndërsa çmimi i furnizimeve është më i shtrenjtë.

Importuesit paralajmërojnë se do të intensifikojnë kërkesat për ndryshimin e çmimeve të vajit, pasi kjo situatë po dëmton në likuiditete kompanitë.“Vendosja e çmimeve nga bordi i transparencës ka shfrenuar iniciativën e lirë të biznesit për të gjetur zgjidhje.

Po shkojmë rreth një situate që rrezikohet të mos ketë vaj në treg duke nisur nga stina e verës.Për këtë arsye importuesit së shpejti do të intensifikojmë kërkesat për rishikim të çmimit nga bordi i transparencës, pasi përveçse jemi në vështirësi të gjetjes të mallit, nuk kemi likuiditet për blerje”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e mëdhenj të vajit të lulediellit.

MË TË LEXUARAT

To Top