Arbana Osmani dihet që është shumë e dhënë pas gatimeve, madje për këtë ka nxjerrë dhe një libër në treg me recetat e saj që u shti jashtëzakonisht shumë jo vetëm në Shqipëri po kudo ku ka shqiptarë.Përpos udhëtimeve dhe postimeve me fëmijët apo partnerin, një pikë e fortë e Instagram-it të Arbana Osmanit janë recetat e gatimit që gjithmonë ngjallin kureshtje dhe interes te ndjekësit.
Por së fundmi, diçka duket se nuk ka shkuar siç duhet. Moderatorja ka propozuar një recetë, që sipas saj mund të konsumohet edhe për iftar, por gjejeni çfarë! Njëri prej përbërësve është pançeta (pancetta).Kjo e fundit përfitohet nga pjesa e barkut të derrit, që stazhionohet me kripë dhe erëza. Po kështu, Osmani sugjeron ta shoqërojmë pjatën me verë të bardhë.
Pas reagimeve, moderatorja u shpreh në një postim se bëhej fjalë për pançetë viçi, ndonëse njerëzit janë të bindur se një e tillë, nuk lëshon aq fort yndyrë.Shumë prej tyre shprehen në komente që moderatorja po i gënjente, pasi dihet që mishi i derrit nuk lejohet për iftar dhe as që duhet të konsumohet fare nga ata që mbajnë Ramazan dhe janë besimtarë myslimanë të devotshëm.