Lajme

“Mos hani më byrek, pengon zhvillimin e trurit”/ Ekspertja turke jep alarmin

Psikologia turke, Nejla Avci ka bërë një deklaratë me të cilën i ka çuditur, por edhe frikësuar të gjithë. Ajo ka thënë se byreku ndikon negativisht në zhvillimin e trurit. Këtë deklaratë, ajo e ka bërë gjatë seminarit me temë “Mungesë vëmendjeje të çrregullimit hiperaktiv”.Më tej psikologia turke ka thënë se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e trurit. Më tej ajo ka thënë këto fjalë:“Çdo lloj ushqimi si byreku apo bugaçja ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes.

Byreku pengon zhvillimin e trurit. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që jep, në mënyrë negative ndikon mbi trurin.

”Nuk e dimë sa të vërteta janë këto fjalë, por ajo që dimë të themi me siguri është se byreku është një nga ushqimet më të preferuara dhe që konsumohen më shumë në vendin tonë.Madje problem kryesor për ne është fakti që është rritur së fundmi dhe cmimi i byreqeve në vend, por kjo prapë s’i pengon shqiptarët për t’i konsumuar sidomos për vaktin e mëngjesit.Në fakt jo vetëm psikologia e përmendur pak më sipër, por shumë ekspertë të ushqimit bëjnë me dije se nuk duhet ekzagjaruar me konsumimin e byreqeve, pasi kanë dhe ato pasojat e veta negative.

MË TË LEXUARAT

To Top