Donald Veshaj ishte në qendër të vëmendjes me romancat dhe takimet e tij në “Big Brother Vip”, fillimisht me takimin me moderatoren Bora Zemani dhe më pas me nisjen e romancës me këngëtaren Beatrix Ramosaj.Pas daljes nga BBV lidhja e tij me kënëgtaren përfudnoi shumë shpejt, ndërsa pa snjë periudhe heshtje aktori i humorit doli me një deklaratë publike duke u shprehur i penduar për “tradhtinë” ndaj Bora Zemanit.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe asnjë deklaratë me emra në lidhje me historitë e tij të dashurisë. Gjatë emisionit “Më Lër të Flas”, u organizua një lojë së bashku me të ftuarën e tyre, ku Donaldit iu drejtua një pyetje, të cilës vendosi t’i përgjigjej.“Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?”- ishte pyetja që iu drejtua atij nga Romeo. “Unë mendoj një… këngëtare që më pas bëhet moderatore.”- tha Donaldi, ndërsa publiku ulëriste “moderatore.”Një këngëtare dhe një moderatore, janë pikërisht dy ish të dashurat e aktorit, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani.
I vënë përballë kësaj pyetje, duket se ai “zgjodhi” Bora Zemanin, megjithëse nuk përmendi emra.Përveç intervistave, në emision zhvillohen edhe lojëra interesante me të ftuarit ku duhet të zgjidhet mes përgjigjes së pyetjeve që bëhen ose në mungesë të përgjigjes mund të jepet një deklaratë për diçka të caktuar.