Rozë

U përballën për herë të parë mbrëmë/ Ja çfarë ka ndodhur mes Lori Hoxhës dhe Donaldit, pas sherrit të bujshëm

Lori Hoxha është e ftuara e parë në premierën e emisionit “Më lër të flas” i drejtuar nga Donald dhe Romeo Veshaj.

Kjo ishte përballja e parë e tyre pas “sherrit” të përfolur në portale për finalen e Big Brother VIP.

Donaldi ka folur për herë të parë në lidhje me këtë, teksa është rikrijuar ajo natë. Lori i dha çmimin e madh Donaldin, ndërsa përtej humorit aktori deklaroi se nuk është i mërzitur që humbi me ilir Shaqirin, ndërsa shtoi se ai ka fituar zemrat e publikut.

“Nuk jam i mërzitur që nuk e fitova ‘Big Brother VIP’, unë kam fituar zemrat e të gjithëve dhe kjo është një fitore për mua. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur.”- tha Donaldi.

MË TË LEXUARAT

To Top