Ndërsa pritej që ish-kryeministri Sali Berisha të merrte fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike sot një moment i sikletshëm ka ndodhur.
Berisha nuk i pa shkallët ndërsa ecte drejt podiumit të Pallatit të Kongreseve dhe është përplasur me to duke u rrëzuar në tokë. Pavarësisht se truproja reagoi menjëherë, momenti i sikletshëm është kapur nga kamerat dhe aparatet fotografikë që ndiqnin punimet e Kuvendit Kombëtar.
Ka qenë i menjëhershë reagimi i deputetit socialist Erion Brace në rrjetin e tij social, instagram. Ai ka publikuar videon e momentit të rrëzimit duke “tallur” ish-kryeministrin e duke i treguar të shkojë më mirë në shtëpi.