Lajme

Priti 8 vite/ 34-vjeçarja sjell në jetë binjakët një ditë pasi mëson lajmin e hidhur për të shoqin

Skynews ka publikuar historinë rrëqethëse të një ukrainase e cila lindi binjakë, pasi mësoi se i shoqi iu vra nga një snajper rus.

Dhimbjet e lindjes filluan pasi ajo mësoi se bashkëshorti, një roje kufitar ishte vrarë nga rusët. “Fëmijët janë gjithçka që më ka mbetur nga ai,” tha mes lotësh Viktoria Nazarenko 34-vjeç.

Çiftit iu deshën tetë vite për tu bërë prindër, por për fat të keq i ati nuk arriti t’i gëzojë dy fëmijët e tij. Bogdan, 35 vjeç, u qëllua për vdekje më 14 mars ndërsa ishte në një mision me Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës në rajonin verior të Chernihiv, ndërsa lufta me Rusisë ishte përshkallëzuar.

Por çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në luftën Rusi-Ukrainë? Fabrika e çelikut Azovstal: Pothuajse çdo ndërtesë në fabrikën e çelikut Azovstal, qendra e fundit e Ukrainës në Mariupol është shkatërruar, sipas imazheve të reja satelitore nga Maxar Technologies. Disa çati janë shembur plotësisht, dhe disa ndërtesa janë kthyer në rrënoja. Shumë prej ndërtesave rezidenciale dhe qeveritare në lindje të uzinës janë shkatërruar plotësisht.

Përparim i mundshëm për korridore humanitare: Rusia ka refuzuar të gjitha propozimet e evakuimit për Mariupolin, por tani, ka shenja të një përparimi të mundshëm në sigurimin e të paktën një rruge evakuimi, tha këshilli i qytetit të Mariupol. Edhe pse këshilli është ende në pritje të konfirmimit, postimi i tij thotë se evakuimi do të bëhet sot (e shtunë) nga Port City, i cili është një qendër tregtare.

Sulmi rus: Në sulme të tjera raketore dhe avionësh, forcat ruse goditën 10 lokacione ku strehoheshin trupa dhe pajisje ukrainase, tha ministria ruse e mbrojtjes , duke vrarë deri në 120 ushtarë dhe duke shkatërruar katër tanke dhe gjashtë automjete të tjera të blinduara.

MË TË LEXUARAT

To Top