Rozë

Prishet miqësia midis Beniadës dhe Einxhelit, ja çfarë i ka bërë kjo e fundit

“Pa fr ikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”- deklaroi Einxhel Shkira për Beniada Nishani vetëm pak javë pas hyrjes në “Big Brother VIP”.

Megjithatë, siç kanë treguar vetë ish-banorët për shkak të izolimit ndodhitë dhe raportet evolojnë dhe përjetohen më shpejt seç ndodh jashtë. Mund të jetë ky edhe rasti i Einxhel e cila gjeti ngrohtësi nga Beniada fillimisht. Por tashmë ato nuk janë më as ‘motra’ e as shoqe.

Duket se moderatoja i ka dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit të saj me Beniadën duke i bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Panorama Plus ka vënë re se ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social teksa Beniada e ndjek ende. Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.

MË TË LEXUARAT

To Top