Lajme

Astrologia Meri paralajmëron këto tre shenja: Gjatë muajit Maj bëni kujdes të madh

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar sot tek “Rudina” ku dha parashikimin për muajin maj për disa nga shenjat e horoskopit. Meri Shehu ka vendosur në ato që kanë më pak fat pikërisht grupin e shenjave të Tokës.

Meri Shehu: Muaji Maj ka një intensitet akoma më të fuqishëm sepse Mërkuri në datën 10 do kthehet i kundërt.

Me Mërkurin në prapavijë nuk mund të bëjmë një marrëdhënie të re, një bashkëpunim të ri apo fillim të ri sepse do hasë pengesa, por nëse kemi lënë diçka përgjysmë që duhet rishikuar e rikontrolluar, apo ngjarje nga e kaluara, do stabilizohet ndaj duhet shfrytëzuar për mirë.

Prapavija do zgjasë deri më 24 Maj. Duhet të kemi kujdes me komunikimin, keqkuptimin, nuk duhet të bëjmë blerje të rëndësishme sepse mund të mos rezultojnë të mira.

Duhet të mos planifikojmë pushime apo udhëtime në vende që nuk keni shkuar asnjëherë. Shenjat që do e kenë më të vështirë janë ato që do kenë Marsin si kundërshtar.

Ky i fundit ndodhet në Peshk gjatë gjithë muajit dhe do kundërshtojë Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët që duhet të jenë më të kujdesshme.

MË TË LEXUARAT

To Top