9 Maji i ardhshëm është Dita e Fitores që përkujton fitoren ndaj nazistëve gjermanë. Përveç paradës në të cilën Putini synon t’i shpallë popullit të tij një fitore ose pushtimin e një territori në Ukrainë që nuk ka qenë kurrë atje deri më tani, një betejë personale mund ta presë Carin pas asaj dite.
Në fakt, burime brenda Kremlinit të intervistuara nga gazeta britanike Daily Mail bëjnë të ditur se presidenti rus mund të detyrohet të operohet për shkak të kancerit .
Për disa ditë, në fakt, ai duhet t’ia lërë komandën e operacioneve edhe ish-kreut të FSB-së (Shërbimi i Sigurisë Ruse), Nikolai Patrushev, i cili do të merrte kontrollin e pushtimit ndërsa Putin është nën thikë. Putinit iu këshillua që t’i nënshtrohej një operacioni, data e së cilës u diskutua dhe u ra dakord”, tha një burim nga Moska për Telegram.
“Duket se nuk ka ndonjë urgjencë të veçantë,” shtojnë ata. Nëse ka një ndërhyrje, sa kohë do t’i duhet Carit që të shërohet dhe të marrë përsëri komandën e operacioneve? “Nuk e di se sa do të mbetet i paaftë mendoj se nuk do të jetë një periudhë e gjatë”, zbuloi burimi. Biseda në kanalin social vazhdoi me deklaratat se ” përderisa Putini ka operacionin dhe vjen në vete, ndoshta dy-tre ditë, kontrolli efektiv i vendit i kalon vetëm Patrushevit.
Por kjo nuk është e gjitha: burimi në Moskë tha gjithashtu se Putini po merr një ilaç eksperimental që vjen nga Perëndimi për të përmbajtur sëmundjen, edhe nëse si efekte anësore ato i shkaktojnë atij “marramendje dhe dobësi të rëndë”. Për këtë arsye, trajtimi i është pezulluar në pritje të operacionit.
Një tjetër pasazh i veçantë dhe domethënës nga burimi në Telegram: “ Edhe vetë droga e importuar nga një shtet armiqësor është në fazën e testimit ”, shkruan gazeta angleze.