Lajme

Në Tiranë supermarktet vënë kusht për sasinë e limituar/ Ka nisur kriza e vajit

Fillon kriza e vajit, në Tiranë supermarktet vënë kusht për sasinë e limituar
Kriza e vajit pothuaj ka nisur. Sot në mjaft markete është vënë njoftim për të mos blihet më shumë se 6 litra. “Sasi e limituar, vaj deri në 6 copë,”- shkruhet në letrën e vendosur mbi raft në një supermarket në Tiranë.Prej disa kohësh importuesit e vajit kanë ngritur alarmin. Madje ata kanë njoftuar se në qershor një litër vaj do të shitet 5 mijë lekë të vjetra. Fakt është se nga dita në ditë çmimet nuk po bien, por vetëm rriten.

Aktorë të tregut ngrenë shqetësimin se çmimet e tregjeve të huaja nuk po ndiqen me rigorozitet nga bordi i transparencës, me arsyetimin se në tregun e brendshëm po tregtohen furnizimet e muajit të kaluar, që janë blerë me çmim më të lirë.“Në Bullgari çmimi i vajit ka arritur 380 lekë për litër, ndërsa në Hungari 400 lekë për litër.

Furnizimet nga Maqedonia e Veriut janë bllokuar për shkak të moslejimit të importit dhe krijimit të rezervave për popullatën.Bordi nuk mund të marrë në konsideratë faturat e vjetra të ndonjë operatori dhe të mos ndryshojë çmimet, pasi kjo po krijon humbje për të tjera kompani që nuk po ambalazhojnë vaj prej 1 muaji”, veçon tregtari i vajit që kërkoi të mbetet në kushtet e anonimatit.Përveç çmimit të lartë vendi rrezikon edhe furnizimin me vaj të lulediellit për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet e huaja. Importuesit shpjegojnë se dy janë rrugët e sigurimit të vajit. Furnizimet nga vendet e Europës me çmim shumë të lartë, pasi oferta është shumë e ulët dhe furnizimet që kanë nisur nga Ukraina me çmim 40 lekë më të lirë për litër, por që mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të situates atje.

MË TË LEXUARAT

To Top