Zbardhen detaje nga ngjarja e trishtë që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ku një 52 vjeçare u hodh nga ballkoni i katit të katërt ku jetonte dhe ndërroi jetë rrugës për spital.
Mësohet se gruaja nuk ka mundur tu mbijetojë p lagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital. V iktima është identifikuar si Fatbardha Likarma, e cila u hodh nga ballkoni i banesës së sja në lagjen “Vullnetari”.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanëeb se viktima është nënë e tre fëmijëve. Ajo kishte denoncuar më parë në polici se kishte konflikte të dhns hme në familje nga bashkëshorti por edhe nga vjehrra e saj.
Mbrëmjen e djeshme mësohet se policia kishte qenë në banesën e viktimës, ndërsa ajo ishte larguar tek motra e saj. Ditën e sotme, pak para aktit të vetëflijimit, ajo ishte rikthyer sërish.“Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e pol icisë.